Prisnin fundin e botës, historia e familjes holandeze të izoluar për 9 vite. –
Prisnin fundin e botës, historia e familjes holandeze të izoluar për 9 vite. –
Për 9 vite mbetën të mbyllur në një kantinë duke pritur fundin e botës, që fatmirësisht nuk erdhi kurrë. Kështu ka jetuar një familje në një lokalitet në qendër të Holandës, derisa djali më i madh vendosi të largohej nga banesa duke zbuluar historinë e çuditshme në një lokal aty pranë.
Lajmi është shpërndarë me shpejtësi dhe ka ngjallur mjaft polemika. Policia bëri punën e saj duke gjetur në një pyll të Ruinerwold fermën ku qëndronte familja e përbërë nga 6 të rinj të moshës nga 18 deri në 25 vjeç dhe babai i tyre, i cili është arrestuar.
Ata ishin mbajtur të izoluar për 9 vite dhe nuk kishin pasur asnjë kontakt me botën e jashtme, madje besonin se nuk kishte njerëz të tjerë në tokë.
Aty kanë gjetur dhe një burrë në shtrat i cili kishte marrë një goditje në tru. 6 fëmijët nuk ishin regjistruar në zyrën e gjendjes civile. Autoritetet hetuan fillimisht edhe për dyshimet që mamaja e fëmijëve mund të jetë varrosur në kopshtin e fermës. Megjithatë kjo është rrëzuar nga kryebashkiaku i Ruinerwold, i cili bëri me dije se ajo kishte ndërruar jetë përpara transferimit për në fermë.