Priten arrestime të bujshme? – Agjentët e DEA-s mbërrijnë në Shqipëri, zbulohet takimi ‘sekret’ me SPAK
Priten arrestime të bujshme? – Agjentët e DEA-s mbërrijnë në Shqipëri, zbulohet takimi ‘sekret’ me SPAK
17 SHKURT 2022
Mësohet se një grup agjentësh dhe oficerësh të anti-drogës amerikane DEA, mbërrijnë në Shqipëri. Katër oficerë të strukturës së DEA-s me seli në Athinë kanë zhvilluar një takim me një grup prokurorësh të SPAK, edhe pse kjo vizitë e agjentëve është mbajtur sekret hetimor për hetuesit shqiptarë.
Takimi mes agjentëve amerikanë dhe Prokurorëve të Prokuroisë së Posaçme është zhvilluar dy ditët e fundit në godinën e SPAK-ut dhe ka zgjatur për disa orë.
Pjesë e diskutimeve mes tyre kanë qenë ngarkesat me drogë që kanë zbarkuar në Portin e Durrësit, të cilat kanë shënuar dhe sasitë rekord të trafikimit të kokainës së ardhur nga Kolumbia. Agjentët federalë kanë ardhur nga Greqia, ku ndodhet dhe qëndra e Anti-Drogës amerikane për Ballkanin.
Mësohet se ata kanë marrë informacione për operacionet e fundit të Policisë së Shtetit, por edhe doganave si dhe për format dhe procedurat e ndjekura në secilin nga rastet.
Ky interes i amerikanëve pritet të pasohet edhe nga një vizitë e një grupi prokurorësh shqiptarë në vendet e origjinës të kokainës që mbërrin në Shqipëri, ku edhe disa shqiptarë kanë mbetur viktimë.
Gazeta Sot