Priten zhvillime të reja! Kryeministri Rama paralajmëron valë shkarkimesh: Ja kush do largohet nga detyra
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të PS në qarqe.
21 Shtator 2020
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të PS në qarqe.
Mbledhja mes tyre zgjati për rreth dy orë në selinë rozë. Mësohet se në këtë takim, 12 drejtuesit politikë i kanë dorëzuar Ramës raportin e javës mbi organizimin që po bëjnë për fushatën zgjedhore, problematikat që kanë hasur në zonat e tyre, por lëvizjet e fundit.
Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me drejtuesit e qarqeve, duke paralajmëruar valë shkarkimesh në radhët e drejtorëve.
“Largimi apo qëndrimi i drejtorëve në detyrë do të jetë në bazë të performancës. Kod i kuq për ata që nuk u përgjigjen qytetarëve”, mësohet të ketë thënë Rama.