Pritet përkeqësim i kushteve të motit në këto dy qarqe! – Emergjencat Civile apel: – Qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar!
9 Tetor 2024
Në bazë të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, në orët në vijim pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë.
Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, raporton se po vijon koordinimin me autoritetet vendore për marrjen e masave të nevojshme në rast emergjence.
Gjithashtu, i kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo rast nevoje.
Gazeta Panorama