Pritet përkeqësimi i motit/ Porti i Durrësit del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët: – Pezullon lundrimet drejt…
4 Tetor 2024
Porti i Durrësit ka njoftuar se, për shkak të parashikimeve të Autoriteteve Detare për përkeqësim të kushteve të motit, do të pezullohen lundrimet e trageteve për në Portin e Barit (Itali) mbrëmjen e sotme, 3 tetor 2024.
Sipas njoftimit zyrtar, tragetet që nisen zakonisht drejt Barit nuk do të lundrojnë mbrëmjen e kësaj dite, por do të bëjnë nisjen e tyre në mëngjesin e ditës së nesërme, 4 tetor 2024.
Porti i Durrësit ka theksuar se udhëtarët dhe bizneset që planifikonin udhëtime për mbrëmjen e sotme mund të kontaktojnë agjencitë e trageteve për informacion të mëtejshëm.