Pritet të mblidhet Këshilli Politik ditën e sotme, opozita e bashkuar merr vendimin

14 SHTATOR 2020

Opozita e bashkuar ka konfirmuar pjesmarrjen në mbledhjen e sotme të Këshilli Politik, që u thirr nga Damian Gjiknuri disa ditë më parë.

Opozita jashtëparlamentare bën me dije se do të marrë pjesë në takim.

Sipas opozitës, dy kriteret për të vijuar punën janë  “Punë në mirëbesim dhe respektim i 2 marrëveshjeve”.

Po ashtu opozita thotë se paprekshmëria e koalicioneve parazgjedhore si pjesë e marrëveshjes, listat e hapura 100%, rishikimi i rregullave të lojës 5 muaj para zgjedhjeve, janë disa nga argumentet që opozita parashtron para mbledhjes.\

SOT.COM.AL