Pritet të nisin shirat, ç’do të bëhet me banorët që jetojnë në çadra
Pritet të nisin shirat, ç’do të bëhet me banorët që jetojnë në çadra
27 Nëntor 2019 | 17 : 20
Shirat pritet të nisën sonte, duke e përkeqësuar situatën e banorëve të prekur nga tërmeti i tmerrshëm me epiqendër Durrësin dhe Thumanën. Çadrat që janë ngritur në stadiumin “Niko Dovana” dhe sheshin qendër të Thumanës, do të jenë një problem për banorët, sepse reshjet mund të shkaktojnë të tjera probleme.
Qindra banorë mund të kenë të tjera probleme me jetën e tyre, sepse temperaturat e ftohta, kushtet aspak të favorshme për të jetuar normalisht shtojnë telashet.
Autoritetet shtetërore kanë siguruar çadrat, por ngritja e tyre nuk është një zgjidhje sipas banorëve. Sepse, shiu dhe i ftohti shtojnë pasiguri.
Ndërkaq edhe në Thumanë situata është e njëjtë. Ekipe të emergjencave kanë shpërndarë ushqime e veshmbathje, si dhe batanije, por është e pamundur të kalohet nata, e aq më tepër kur priten reshje shiu.
Gazeta Shqip