Pritja për festën e Pavarësisë së SHBA. – Ambasadorja Yuri Kim ne krah Presidentit Ilir Meta.
2 Qershor 2022
Pershendet Presidenti Ilir Meta
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, publikoi në rrjetet sociale disa foto nga pritja e organizuar mbrëmjen e të premtes me rastin e festimeve për Ditën e 246-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 100 vjetorin e marrëdhënieve midis SHBA dhe Shqipërisë.
Diplomatja amerikane postoi fotot ku duket në krah të Presidentit Ilir Meta, i cili mbajti edhe një fjalim.
“Zoti President, faleminderit për fjalët tuaja dashamirëse në emër të popullit shqiptar,” tha ambasadorja pas fjalimit të Metës dhe më pas vijoi:
“Teksa mendojmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri këtë vit dhe 30-vjetorin e përfundimit të komunizmit, le t’i kujtojmë njëri-tjetrit rolin dhe përgjegjësinë solemne që të gjithë ne këtu kemi për të çmuar, ruajtur, mbrojtur, forcuar, dhe bashkëndarë demokracinë – demokracinë për të cilën secili nga popujt tanë – amerikanë dhe shqiptarë – kanë luftuar aq shumë.
Unë shpresoj se do të vazhdojmë t’a nxisim njëri tjetrin për ta kapur historinë, për ta jetuar dhe për t’i dhënë formë historisë sonë në mënyrën veprore – në Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëri.
Dhe tani, zoti President dhe të ftuar, ju lutem bashkohuni me mua për të ngritur një gotë për ditëlindjen e 246-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për 100 vjet miqësi jetëgjatë amerikano-shqiptare dhe – më e rëndësishmja – për të ardhmen! Gëzuar! Edhe një qind!”!