
Pritje madhështore Berishës në Berat. – Qindra qytetarë e makina dalin që në Urën Vajgurore
17 Prill 2025
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do prezantojë mbrëmjen e sotme kandidatët për deputetë të qarkut të Beratit.
Edhe pse takimi i prezantimit do të nisë në orën 18:30 të mbrëmjes në Berat, qindra qytetarë me dhjetëra e dhjetëra mjete kanë dalë që ta presion liderin e opozitës që në zonën e Dimalit, ish-Ura Vajgurore.
Siç edhe duket në pamje, qytetarët mbajnë flamuj shqiptarë, të Amerikës dhe të Partisë Demokratike.
Autokolona që do të shoqërojë kryedemokratin Sali Berisha në Berat, pritet të jetë e gjatë sot.