Problematikat/ Kuvendi dështon në përmbushjen e përgjegjësive, ISP: Reformat pa rezultat, nuk kontrolloi ekzekutivin
Legjislatura e re pritej të shënonte një kthim të normalitetit parlamentar dhe në rolin e vet kushtetues. Por sipas Insititutit të Studimeve Politike, të dyja këto pritshmëri nuk arritën të përmbushen.
ISP vlerëson se Kuvendi reagoi dobët ndaj sfidave dhe përgjegjësive të tij dhe nuk arriti as të udhëheqë reformat dhe as të kryejë funksionin e kontrollit mbi pushtetin ekzekutiv.
Gjithashtu thekson se Kuvendi miratoi një numër të konsiderueshëm aktesh ligjore, por shumica absolute e tyre krijuan perceptimin e votimit formal, pa shënuar reforma dhe ndryshime të rëndësishme në standardet e mirëqeverisjes.
Një tjetër pikë ku vihet theksi është se, Kuvendi zgjodhi Presidentin e Republikës pa siguruar garë reale dhe pa ushtruar të gjitha grupet të drejtën e përgjegjësinë kushtetuese.
Gjithashtu evidentohet se Kuvendi nuk arriti t’u japë përgjigje nismave mbi vetingun në politikë dhe as nuk bëri progres në çështjet e reformës zgjedhore.
Sikurse në të shkruarën, rikthimi i retorikës personale midis drejtuesve kryesorë politikë tërhoqi vëmendjen nga prioritetet e formave, thotë ISP, ndërsa shton se mungoi transparenca dhe kontrolli mbi institucionet që raportojnë përpara tij.
Nga Politiko