Pavarësisht propagandës dhe shifra se turizmi ka lulëzuar, ky sektor duket se ka hyrë në një spirale krize dhe shkatërrimi. Prej më shumë se një viti në krye të Ministrisë sëTurizmit dhe Mjedisit, është vendosur Mirela Kumbaro, e cila njihet si “armikja” e veprave publike dhe simbol i korrupsionit.

Pasi shkatërroi Ministrisë e Kulturës kur e drejtonte këtëinstitucioni dhe gjithë sektorët e linjës, zonja Kumbaroi ka kthyer sytë nga turizmi, duke e shkatërruar atë. Sot që flasim turizmiështë në pikë të hallit dhe madje këtëvitnë Shqipëri kanë hyrë më pak turistë se sa erdhën gjatë pandemisë. Por këto detaje dhe shifra, duket se janëinjoruar nga zonja Kumbaro, e cila tashmë do të mbahet mënd si “armikja” e Turizmit.

Dje me urdhër të ministres Kumbaro, është vendosur një tra dhe taksënë Parkun e “Divjakë-Karavasta”. Sipas këtij vendimi anti ligjor, qytetarëve do t’iu kërkohet që kur të hyjnë në park dhe të dalin në det tëpaguajnë lek, ndonëse kjo skemë nuk ndodhe aplikohet në asnjë vend të botës.Kjo lëvizje  Kumbaros ka ngjallur zemërim të madh, teksa grupet e interesit dhe qytetarët kanë hedhur akuza të forta në adresë të ministrisë. Madje në shenjë revolte, dje banorët e Divjakës janë bërë bashkë sërish para hyrjes së Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta”. Ata protestuan kundër traut që është vendosur në hyrje dhe kundër pagesës për në park. Banorët e indinjuar, shprehen se vendosja e traut dhe pagesës është e jashtëligjshme. Për shkak të protestës forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë, ku nuk kanë munguar as përplasjet. Banorët, kanë tentuar që të prishin traun, ndërsa policia ka ndërhyrë, duke i shpërndarë ato dhe ka krijuar një perimetër sigurie.

Braçe sulmon Kumbaron

Ndërkohë ky vendimi është komentuar dje edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili ka akuzuar me emër ministren e Mjedisit, Mirela Kumbaro për vendosjen e traut në parkun e Karavastasë. Në një prononcim për mediat, Braçe tha se zyrtarë nga Ministria kanë marrë në telefon Bashkinë dhe i kanë kërcënuar se do të “fluturojnë” po të pengojnë vendosjen e traut.

Edhe pse nuk ishte pjesë e protestës, socialisti tha se vendosja e traut ishte e paligjshme e se për këtë gjë duhet të mbante përgjegjësi edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), që nuk ka marrë parasysh shkeljen e Kodit Rrugor. “Komenti im është e paarsyeshme është që të vijnë në Divjakë e të bëjnë skena të tilla. Divjaka është një vend i qetë. Vendosja e një trau me pagesë është e paligjshme. Në territorin e bashkisë Divjakë ka disa rrugë Kombëtare. Nuk ka rrugë tjetër që të nxjerr në bregdet. Nga Velipoja deri në Sarandë, për të shkuar tek deti nuk paguhet asnjë qindarkë. Kjo që bën Ministria në bashkëpunim me ARRSH është vendosja e një takse për të kaluar në rrugë dhe për të shkuar në det. është një pozicion që cenon edhe sigurinë rrugore. S’kam asnjë komunikim me Ministrinë e Mjedisit. Nga ajo ministri buron e gjithë ajo arrogancë. Zyrtarët e Bashkisë Divjakë janë kërcënuar se do “fluturojnë” nëse pengojnë vendosjen e traut.  Parku është mbrojtur nga njerëzit dhe këtë duhet ta dëgjojë mirë ajo ministrja e Mjedisit dhe shumë të tjerë”, u shpreh ai.

Ministria e Turizmit: Banorët përjashtohen nga tarifa

Ndëkaq, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit i ka dhënë fund spekulimeve për çështjen e Biletarise elektronikë ne parkun e Divjakës. Me anë të një reagimi, MTM sqaron se bëhet fjalë për një biletë modeste në vlerën 50 lekë, për të rritur shërbimet dhe mirëmbajtur parkun. Kjo biletë do aplikohet vetëm për turistët dhe prej saj përjashtohen banorët e zonës. “Bëhet fjalë për një biletë modeste në vlerën 50 lekë, për të rritur shërbimet dhe mirëmbajtur parkun. Kjo biletë do aplikohet vetëm për turistët dhe prej saj përjashtohen banorët e zonës. Për më tepër që banorët përjashtohen nga tarifa, e cila për turistët është simbolike, por e mjaftueshme për ta pastruar, mirëmbajtur dhe investuar në zonë, çka do të sjellë më shumë vizitorë e më shumë të ardhura për zonën dhe banorët”, thotë ministria.

NGA SIDORELA BRAÇJA

Gazeta Sot