Probleme me votimin – Aparatura nuk funksionon as për kreun e KQZ-së. – Komisionerët braktisin kutitë
14 Maji 2023
Tri pajisje në qendrën e votimit të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, ku pritet të votojë kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi nuk funksionojnë.
Kaq ka mjaftuar që kryekomisioneri të nisë me ankth këtë ditë të gjatë për të.
“Do të zëvendësohet me të tjera, operatorja do të lidhet me suportin” tha Celibashi.
“Pajisjen për fat të keq duhet ta ndërrojmë. Nuk e di me saktësi problemin, por ndoshta gjatë transportit janë bashkuar në mënyrë mekanike USB-të.
Është problem i brendshëm i pajisjes dhe operatori nuk mund ta zgjidhë vetë jemi duke sjellë një pajisje tjetër se operatori nuk e zgjidh dot këtë problematikë”, shtoi ai.
Vëzhguesi: Problem baterie, vendoset nga KQZ.
NDIQNI ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE NË TË GJITHË VENDIN
Ora 08:55- Votimi në Himarë, pjesëmarrje e lartë e qytetarëve që në orët e para
Ora 08:52- Sipas të dhënave të KQZ, pjesëmarrja në votime deri në orën 08:00 është 1.29%. Deri më tani kanë raportuar 2468 nga 5213 qendra votimi.
08:45- Kolonjë/Goditi me grusht kryetarin e bashkisë Erion Isai, vihet në pranga 33-vjeçari
08:33- Balluku pas votimit: Do të kemi një nga pjesëmarrjet më të mëdha
08:23- Gjiknuri: Dilni masivisht në votime! Strukturat zgjedhore të zbatojnë ligjin
08:22- Elbasani voton elektronikisht/ Në QV vëzhgues të huaj, gjithçka gati, por ende s’ka votues
08:08- Kreu i Partisë së Lirisë në Pogradec, thirrje për qetësi: Qytetarët të dalin masivisht në votime!
08:04- “Braktisin kutitë”/ Komisionerët e Alibeajt “harrojnë” të shkojnë në qendrat e votimit
07:45 Kandidati i Bashkë Fitojmë për Himarën, Fredi Beleri, votohet në qeli
Ora 07:40- Nuk punon pajisja e identifikimit, s’ka ende votime te “Petro Nini”. KQZ: Procesi nis pas 3 orësh
Ora 07:00-Nga sheshet beteja kalon te kutitë, 144 kandidatë për 61 bashki Edito
Nga OraNews