Probleme te Fshatarit Shqiptar Sot. –

Nga: Gjergj Erebara, Ilustrim: Avni Delvina. –

Ulur ne nje kafe katundi, degjoj nje bisede ne dy drejtime:
Fshatari i pare: filani u martua, beri dasme te madhe, mori orkestren me te mire ne shqiperi.
Fshatari i dyte: Dje me dogji nje karton mangut.
Fshatari i trete: mua me dogji nje korne teper.
Fshatari i katert: dhashe 50 mije leke te dasma.
Fshatari i peste: filani me tha se kishte kap 400 mije lek me francen dje.


Fshatari i pare: knun mire ata ne dasem, na knoqen.
Fshatari i dyte: filani e mbylli piken e basteve cerek ore pasi u mbyll kampionati. Nuk kishte pune, nuk ecte.
Fshatari i peste: po aq shume pika sa jabe bo, aq leke ka poplli me lone n’baste…
Fshatari i pare: po tani qe e mbylli dyqonin cfare do beje?
Fshatari i pare: m’duket se ka gjet pune roje ne autostrade.
Fshatari i trete: e ku ishte grupi me i mire n’shqipni ai ne dasem. Ka kengetare plot.
Fshatari i trete: degjova edhe une filanin te thoshte se kishte kap 400 mije leke me francen, por me duket se e ka pas rrene.
Fshatari i pare: e nga e di ti qe rrejti?
Fshatari i trete: se nuk kishte sot leke me pi kafe edhe m’tha se i kishte pas borxh 400 mije leket.
Fshatari i peste: eh, futja kot, mos i ka hup 400 miie.
Fshatari i trete: jo nuk i ka hup se nuk ka aq leke me vone bast.
Fshatari i dyte: e ku e gjeti kengetarin me te mire n’shqipni ai?
Fshatari i pare: ia gjeten shoket e vet te basteve.

Te gjithe ngrihen me vrik: po kalon boti i ujit, duhet me shku me mush bidonet me uje se perndryshe nuk ke cfare me pi.

#Shqiperia2018