Problemi i madh i Danimarkës, vendit që ëndërrojnë të gjithë.-
Problemi i madh i Danimarkës, vendit që ëndërrojnë të gjithë.-
Danimarka konsiderohet si një nga vendet më ideale për të jetuar, për shkak të cilësisë së lartë, pagave dhe politikave sociale, por atje ka një problem të madh. Sipas një raporti të publikuar nga Amnesty International, Danimarka rezulton një vend me shumë abuzime dhe dhunë seksuale. Gjithashtu probleme me mënyrën se si trajtohen këto probleme. Përkundër reputacionit të madh që ka për barazinë gjinore, aktivistët e të drejtave të njeriut kanë zbuluar se procesi i raportimit të abuzimeve dhe pasojat pas saj janë traumatizuese për viktimat.
Çfarë do të thotë kjo? Përdhunimet në Danimarkë janë jashtëzakonisht të nën-raportuara, madje edhe në rrethanat kur gratë shkojnë dhe denoncojnë në polici. Shanset për ndjekje penale dhe dënime janë shumë të pakta.
Sipas Amnesty, nga gratë që kanë përjetuar përdhunim ose tentative për përdhunim ( në vitin 2017), raportohet për 5100 raste nga ministria e Mjedisit, ndërkohë që sipas studimit janë 24 mijë raste dhe nga këto, vetëm 890 janë raportuar në polici. Nga këto 535 kanë rezultuar me ndjekje penale dhe vetëm 94 me dënime.
Kujtojmë se sipas konventës së Stambolli\t, raitfikuar nga Danimarka në vitin 2014, përdhunimi dhe të gjitha aktet e tjera seksuale jo me konsensus duhet të klasifikohen si vepra penale. Por sipas ligjit danez, përdhunimi nuk është përcaktuar në bazë të mungesës së pëlqimit, por vetëm tek dhuna fizike, kërcënimi ose në rastin kur zbulohet se viktima nuk ka qenë në gjendje të bëjë rezistencë.
E sigurisht që në përgjigje të raportit të Amnesty, ministri Danez i Drejtësisë, Soren Pape Poulsen postoi një status në Twitter ku shkruante: Faleminderit që nxorët në pah një problem të madh. Po punoj fort për një legjislacion të ri.
l.h/ dita