Prof.Dr.Arben Malaj: – Vetëm të paditurit dhe të babëziturit e modelit Ahmetaj e quajnë sukses borxhin
Prof.Dr.Arben Malaj: – Vetëm të paditurit dhe të babëziturit e modelit Ahmetaj e quajnë sukses borxhin
26 Nëntor, 2021
Nga Prof.Dr.Arben Malaj
“Buxheti i viti 2022 eshte me i madhi ne historine e financave publike shqiptare per shkallen e pa pergjegjshmerise dhe te mashtrimit publik. Vetem te pa diturit dhe te babeziturit mund ta shesin publikisht eurobondin dhe buxhetin 2022 si sukses. Ky na gantoi edhe se Bechetti nuk do te merte asnje qindarke dhe se 50 miljon euro per teatrin e ri do ti nxirtte nga dheu. Parate per Bechettet dhe TK tani po i nxjerr/paguan nga eurobondi”.
Ja disa argumenta kryesore:
1.Si mund te besohet se ky eshte buxheti me i madh ne 30 vite, kur madhesi e buxhetit varet nga totali i shpenzimeve dhe investimeve nga termeti, pandemia dhe babezia. Keto rritje abuzuese po financohen nga rritja e deficiteve dhe borxheve – qe ne thelb jane rritje e barres se borxheve per taksa paguesit e sotem dhe te porsa lindur.
- Korrupsioni dhe kapja e shtetit me investimet publike sipas studimeve te FMN-se eshte rreth 33-35 % te tyre ose me konkretisht ne vendin tone nga 600- deri ne 900 milion euro. Kjo shume eshte deri ne 1.4 here me e madhe se i gjithe eurobondi. Pra po marrim borxhe per te financuar babezine dhe po e perkeqsojne si rritjen ekonomike dhe stabilitetin e financave publike.
- Ky rilindas i babezitur thekson se ky buxhet kthen stabilitetin e financave publike. Shqiperia eshte paralajmeruar ne menyre kritike dhe te perseritshme nga FMN, BB dhe BE se me projektete medha infrastrukturore pa studime, pa gare dhe me kosto shume te larta vazhdojne ta kecenojne rende stabilitetin e financave publike.
3.Si mund te kthehet stabiliteti i financave publike kur keta genjyen publikisht per konferencen e donatoreve, Nuk kane thithur dot as 1/3 e e shumes prej 1.15 miliard euro per te cilen u mburren se jane lypsaret me te mire ne historine e Shqiperise. Kush individ, apo vend ne bote eshte zhvilluar nga lypja dhe lypsaret?
4.Rindertimi, pandemia parneritet publike private preferionaciale oligarkike po financohen me deficitet e rritura dhe borxhet e renda dhe jo nga grantet dhe kredite e buta te donatoreve.
5.Si po kthejne stabilitetin e financave publike kur borxhet e fshehura jane rritur ne menyre kercenuese per financat dhe cilesine e rritjes ekonomike? Aq i madh dhe aq abuziv eshte mashtrimi me shifrat e buxhetit sa qe Kuvendi yne voton si shifra te buxheveve faktike ato qe imponon qeveria jo ato qe edhe sipas ligjit dhe praktikave nderkombetare jane shifrat qe certifikon KLSH .
- Si ky buxhet mbeshtet me mire te varferit, te papunet dhe te pa aftet kur keq qeverisaj e disa te babeziturve ka prodhuar gjobat nga gjykatat nderkomebatre qe shkojne 300 – 420 milion euro ose rreth 60% e eurobondi. Ja perse eurobondi certifikon deshtimin dhe jo suksesin e qeverise. Perse duhet te shitet si sukses i jashtezakonshem ky borxh i ri kur ai merret per te mbushur gropat e zeza dhe te thella ne financat publike. Gropa te celura jo thjeshte nga padija por nga babezia dhe kapja e disa rilandave nga oligarket e tyre?
- Si mund te genjehet ne menyren kaq vulgare se “po kthejme stabilitetin e financave publike: kur te gjitha institucionet financiare nderkomebatre ju kerkojne te nderpresin, te shkurtojne dhe ri skedulojne projektet medha infrastrukture jo vetem se kane kosto te renda ku perfshihet dhe kostoja e babezise, por sepse kane kufizuar mundesite/ haperisat fiskale per politika te mbrojtjes se shtresave sociale. Sipas studimeve nderkomebatre – Shqiperia edhe pse ka e ka rritur borxhin publik me jo me pak se 10% te GDP-se ka destinuar per mbrojtje te shtresave sociale jo me shume se 1 % te GDP-se.
- Kostoet e qeverisjes se pa ditur dhe te babezitur lexohen lehte ne realitetin e hidhur te vendit tone, ne humbjen e shpresen dhe ne braktisjen e tij. Babezia ju ka zene syte qeveritareve qe prezantojne nje realitet pink per ekoniomine, financat dhe shqiptaret.
Nga Gazeta Telegraf