“PROF. DR. KOLË ASHTA DHE STUDIMET ALBANOLOGJIKE”. –

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së albanologut Prof. Dr. Kolë Ashta, në bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës u zhvillua konferenca shkencore mbi studimet albanologjike të tij ndër vite.

Të pranishëm në këtë takim ishin një numër i madh pedagogësh dhe studiuesish, ndër to edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Ajo e cilësoi Ashtën të palodhur, ndërsa një detyrim të Shkodrës për veprën e tij.

Rektori Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakiqi”, Ademi Bekteshi, e cilësoi madhështore veprën e albanologut Ashta.

Pedagogu Artan Haxhi, duke folur për jetën e Ashtës, tha se ai u kthye në atdhe me dëshirën e madhe për të kontribuar në vendin e tij.

Konsulli i nderit i Austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza, u shpreh se ishte i obliguar për të bashkëpunuar për veprën e albanologut Ashta.

Referuesit në konferencë e krahasuan veprën e albanologut shkodran me atë të një institute të mirëfilltë. Kolë Ashta u nda nga jeta në 22 janar të 1998-ës, duke lënë amanet dorëshkrimet e tij.