19 Nentor 2024

Prof. Lida Miraj   sqaroi në “Odeon” arysen se pse restaurimi po shkatërron monumentet e kulturës. Ekspertja tha se ndërhyrjet që bëhen në objektet me vlerë, kanë si qëllim ta modernizojnë atë. Kjo sipas saj është mënyrë e gabuar dhe duhet të ndalohet sa më parë.

Egla Xhemalaj: Thua shpesh për restaurimin që po shkatërron monumentet. Kur thua kështu, çfarë ke parasysh? Për cilat monumente bëhet fjalë?

Lida Miraj: Përpara restaurimet bëheshin nga grupi i specialistëve të Instititit të Monumenteve. Një fakt i thjeshtë, ishte një pikë që riprodhoheshin tullat. Do restaurohet Amfiteatri i Durrësit, çfarë dimensioni kanë tullat, ku është marrë balta. Ishte balta e kodrave, dhe prodhoheshin tullat në mënyrë manuale dhe nga mbrapa shkruhej IMK, dhe viti. Mbas 100 vitesh kur të hapen të gjenden që këto janë tulla të këtij viti, të vëna gjatë restaurimit. Edhe llaçi të jetë po i njëjti. Unë kur shoh monumentet sot kam rezerva.

Kur shoh monumentet antike kujtoj me shumë respekt Lazer Papajanin. Ka qenë restaurator i shkëlqyer. Guri Pani Ishte pas tij, arkitekt dhe arkeolog ai vazhdonte si Lazeri. Tani shoh në shumë monumente vihen tulla moderne dhe llaçi me çimento. Materialet merren aty afër kur bëhet ndërtimi, kështu është në të gjithë botën. Tani metodat janë shumë të avancuara që bëhet analiza. Në atë kohë kishte në ateliet e monumenteve se kështu ishte organizimi punëtorë që merreshin me pastrimin e objekteve antike. Në shumë mure nbin bimët. Duhen hequr me dorë. Ra një nga kullat e mureve rrethuese bizantine në Durrës me tërmetin se brenda saj kishte mbirë fiku. Me pak lëkundje ai shpërtheu murin. Nuk duhet lejuar që në muret antike ose muret monument kulture të mbijë bima. Duhen hequr jo me metoda kimike, por me dorë që të mbrohen sa më shumë. Mbulohen sa më shumë objekte me tjegulla moderne, nuk duhet kështu. Prodhohen tjegulla të të njëjtit tip siç kanë qenë me po të njëjtën baltë dhe vihen me po të njëjtën mënyrë. Nëse vihen moderne humbin atë memorien e monumentit.