Prof. Ramadan Sokoli, 102 vjetori i lindjes – Një nga studiuesit më të shquar të etnokulturës, trashëgimisë dhe qytetërimit Iliro-arbëror

Prof. Ramadan Sokoli, 102 vjetori i lindjes – Një nga studiuesit më të shquar të etnokulturës, trashëgimisë dhe qytetërimit Iliro-arbëror

Nga Gazeta BOTA SOT, Prishtine.

NGA: JAHO BRAHAJ

Fotografi që publikohet për herë të parë pas 24 vitesh

Ramadan Sokoli (14 qershor 1920 – 12 mars 2008)

Ramadan Sokoli (14 qershor 1920 – 12 mars 2008), gëzonte respekt nga të gjithë intelektualët dhe studiuesit e Tiranës, por e respektonin edhe të njohur të shumtë nga qyteti i Shkodrës ku kishte lindur, e të Tiranës. Megjithëse respektohej si një nga studiuesit më të shquar të Etnokulturës, Trashëgimisë Kulturore dhe Qytetërimit Iliro-arbëror, regjimi vetëm sa kishte bërë një lëshim të vogël: e pranoi të ishte Mësues i lëndës së Folklorit në Liceun Artistik.

Profesor Ramadan Sokoli. Fotografi që publikohet për herë të parë pas 24 vitesh

Mbaj mend që ka qenë fillimviti 1998. U takova me Profesor Ramadanin në banesën ku banonte në Tiranë. Isha njohur me Profesorin që në vitet ’70, dhe ky ishte privilegj për mua që kem ndenjur me Të shumëherë, e temë e bisedave të çmuara ka qenë trashëgimia e popullit tonë.

Po e publikoj me rastin e përvjetorit të Ditëlindjes së Profesorit që e ka sot.

Kisha një aparat fotografik të thjesht dhe nuk e mbaj mend në vitin 1998 kush na e realizoi këtë foto, që deri më sot nuk është publikuar. E ruaj si kujtim të shtrenjtë se më rikujton sa herë e shikoj edhe leksionet e porositë për popullarizimin, dokumentimin dhe ruajtjen e pasurisë etnike të paraardhësve Tonë.

Prof. Ramadan Sokoli dhe Studiuesi Jaho Brahaj. Fotografi që publikohet për herë të parë pas 24 vitesh

Ramadan Sokoli dhe autori i shkrimit Jaho Brahaj

MË: 14 Qershor  2022