Programi “100 fshatrat”! Gjirokastra, qarku me numrin më lartë të fshatrave të përfshirë! Në Tiranë janë përfshirë 10 fshatra (Lista emërore)
Pas publikimit të hartës zyrtare të fshatrave që do të përfshihen në programin e ri të qeverisë, në Fletoren Zyrtare është publikuar edhe vendimi që përmban listën emërore të vendeve përfituese. Referuar aneksit që shoqëron programin “100 fshatrat” rezulton se qarku me numrin më të lartë të fshatrave të përfshirë në program është Gjirokastra me 13 fshatra të përfshirë, e ndjekur nga Vlora e Korça me nga 12 të tillë.
Ndërkohë Tirana ka 10 qarqe të përfshirë ndërsa Elbasani e Fieri nga 9 të tillë. Lezha dhe Dibra kanë nga 5 fshatra të përfshirë ndërsa qarku me numrin më të ulët të fshatrave të përfshirë në program është Kukësi. Në prezantimin e programit, autoritetet kanë pranuar se çdo fshat ka nevojë për investime megjithatë për këtë program janë përzgjedhur fshatrat që kanë më shumë potencial zhvillimi e që mund të gjenerojnë përmes këtyre ndërhyrjeve më shumë zhvillim e punësim.