Projekti “Nivica” prezantohet në konferencën e Institutit të Arkeologjisë Amerikane.
Projekti “Nivica” prezantohet në konferencën e Institutit të Arkeologjisë Amerikane.
6 janmar 2020
Fundjaven e kaluar ne ambjentet e hotelit te njohur Renaissance Washington, DC u mbaj konferenca e pervitshme e Institutit te Arkeologjise Amerikane.
Ky Institucion shkencor më i vjetri ne Ameriken e Veriut mbledh arkeologe dhe studiues nga e gjithe bota per te prezantuar projekte dhe kerkime me interes te rendesishem nderkombetar.
Krahas nje numri prezantimesh te projekteve nderkombetare u prezantua edhe projekti NIVICA nje bashkepunim shqiptaro- çek i iniciuar dy vite te shkuar per te studiuar krahinen malore te Kurveleshit nje krahine e jugut shqiptar midis Tepelenes dhe bregdetit.
Ky Projekt i cili eshte pjese e nje projekti ambicioz per te rimekembur kete krahine me potencial te madh turistik ka mundur te terheqe interesin e studiuesve dhe arkeologeve te Universitetit te Bernos dhe Universitetit te Karlit ne Republiken Çeke te cilat sëbashku me Bashkine e Tepelenes kane vendosur nje bashkepunim afatgjate ne fushen e trashegimise kulturore.
Projekti Nivica eshte tashme nje model i suksesshem jo vetem i zhvillimit të turizmit të qëndrueshem por edhe si nje mundesi e lidhjes se zonave bregdetare me ato malore për të krijuar nje produkt unik turistik.
Si pjese e ketij vizioni jane edhe kerkimet dhe studimet historike te zones ku tashme nje iventar i siteve arkeologjike dhe monumenteve te kultures jane hedhur ne systemin GIS si baze per te hulumtuar me tej rendesine e tyre historike.
Prezantimi i Projektit NIvica ne nje Konference kaq te rendesishme te arkeologjise boterore eshte nje fillim i mbare per zbulime te metejshme me rendesi për krahinen e Kurveleshit e cila fsheh ne gjirin e saj site arkeologjike me rendesi nderkombetare.
n.s. / dita