Prokurori i Përgjithshëm i SHBA: – Nëse dikush nga jashtë paguan një nëpunës, rrezikon sigurinë tonë kombëtare
2 Mars 2023
Skandali i Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI, i cili njihet edhe per miqesine me kryeministrin shqiptar EdiRama, që u korruptua nga oligarku rus për interesat e tij, ka tronditur politikën amerikane.
E gjithë qeveria amerikane, Kongresi dhe Departamenti i Drejtësisë tashmë e kanë pikë reference skandalin “McGonigal” dhe shembull negativ se si nuk duhet të sillet një zyrtar publik që paguhet nga taksapaguesit amerikanë.
Por çështja ka shkuar edhe më tej pasi “McGonigal” është arrestuar për korruptimin që i bëri Edi Rama dhe oligarku rus, Oleg Deripaska dhe u la i lirë vetëm kundrejt një garancie prej 500 mijë dollarë.
Mediat amerikane çdo ditë publikojnë detaje të reja nga skandali korruptiv duke vënë FBI-në përpara një furtune si asnjëherë më parë, edhe pse për amerikanët deri dje ishte institucioni më i besueshëm.
Dhe përballë fakteve tronditëse që nxjerrin hapur korrupsionin e Edi Ramës dhe Charles McGonigal të cilët goditën për vite me radhë Partinë Demokratike dhe arritën të shpallnin non grata liderin e saj, Sali Berisha, një reagim i fortë ka ardhur edhe nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA.
Merrick Garland gjatë raportimit vjetor në Senatin e SHBA ka deklaruar se nëse dikush paguan një nëpunës amerikan nga jashtë shtetit, përbën rrezik për sigurinë kombëtare.
Gjatë këtij raportimi, shqetësimi u ngrit nga senatori Chuck Grassley.
Ky i fundit iu drejtua Prokurorit të Përgjithshëm Garland nëse Departamenti i Drejtësisë do të kishte informacion për pagesat e paligjshme nga persona të jashtëm për zyrtarë publikë dhe këto pagesa ndikojnë vendimet e politikave, a përbën një shqetësim për sigurinë kombëtare.
Përgjigjja e Garland ishte se, nëse përfaqësues i një shteti të huaj kërkon të paguajë dikë për të mbështetur atë qeveri në fshehtësi, pa asnjë dyshim që do të ishte një alarm për sigurinë kombëtare të SHBA.
Edhe pse nuk përmendet me emër, pyetja e senatorit Grassley dhe përgjigjja e prokurorit Garland i referohen skandalit “McGonigal” i cili në SHBA vijon të jetë çështja e ditës.
Pjesë nga raportimi në Senatin Amerikan
Senatori Chuck Grassley: Nëse Departamenti i Drejtësisë merr informacion se persona të huaj kanë pasur evidencë për pagesa financiare jo të duhura apo të paligjshme paguar zyrtarëve të zgjedhur apo personave të tjerë të ekspozuar politikisht, dhe këto pagesa mund të ndikojnë në vendimet politike, a do të përbënte kjo një shqetësim për sigurinë kombëtare dhe a do të kërkonte një hetim të plotë?
Prokurori Merrick Garland: Nëse i përgjigjem ekzaktësisht pyetjes, nëse është agjent i një qeverie të huaj që i kërkon dikujt, që paguan dikë për të bërë gjëra në përkrahje të asaj qeverie të huaj, pa dyshim që mendoj se ky do të ishte problem për sigurinë kombëtare.
Nga OraNews