Prokurori, – nuk ka ankimim nga kandidatët, lista i kalon Kuvendit. –
Prokurori, – nuk ka ankimim nga kandidatët, lista i kalon Kuvendit
20 nentor 2019
Ka skaduar pasditen e sotme pas orës 16:00, afati për ankimimin e listës së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
Lista tani i kalon Kuvendit, i cili ka 30 ditë afat për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm.
Fillimisht lista me 3 emrat; Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj shkon në komisionin e ligjeve dhe më pas në Kuvend.
Nëse Kuvendi nuk zgjedh me 84 vota lista kthehet në KLP dhe i rendituri i pari zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm.
Renditja e kandidatëve
459 Olsian ÇELA
406 Arta Marku
362 Fatjona Memçaj
Nga: Gazeta dita