6 Tetor 2023

Prokuroria e Lartë në Beograd është kundër lirimit të Milan Radojçiç, për këtë arsye ka paraqitur ankesë për të kundërshtuar vendimin e gjyqtarit i cili hodhi poshtë kërkesën për caktimin masës së paraburgimit ndaj personit që organizoi sulmin në veri të Kosovës.

Radio Europa e Lirë raporton se prokuroria bëri ankesë për shkak të rrezikut të arratisjes së Radojçiç-it, pas sulmit të armatosur më 24 shtator Banjskë të Zveçanit. Ndër të tjera Prokuroria e Lartë Publike në një reagim për REL-in, tha se ankesa është parashtruar për shkak të gjendjes së pasaktë dhe paplotë të vërtetimit të provave.

“Apeli kërkon ndryshimin e vendimit të marrë dhe caktimin e paraburgimit për të dyshuarit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.Pas arrestimit në Serbi më tre tetor, ish-nënkryetari i Listës Serbe, u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë.

Megjithatë, ai u lirua një ditë më vonë pasi gjykatësi refuzoi të caktonte masën e paraburgimit.

Në ankesën e paraqitur vetëm dy ditë pas vendimit, pra më 5 tetor, prokuroria më e lartë serbe kërkoi ndryshimin e vendimit dhe futjet e Radojçiç-it në paraburgim.

Gazeta Sot