Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin për kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj
4 Korrik 2024
Prokuroria e Përgjithshme ka pranur kërkesën e grupit Parlamentar të PD-së të cilët kanë kërkuar me anë të një shkrese zyrtare të nisë verifikimin e figurës së kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.
Burime pranë Kuvendit kanë siguruar shkresën që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar KQZ-se, dhe për dijeni Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas demokratëve, Tonin Marinaj, “akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës”.