Prokuroria kërkon 12 vite burg per Saimir Tahirin,
Gjykata e Posaçme e Apelit e jep vendimin në 24 qershor.

– 11/06/20

Gazeta: mapo.al

Përfundon seanca te Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Jashtë Gjykatës, në komunikimin me gazetarët, Tahiri tha se do të respektojë vendimin e drejtësisë, ndërsa shtoi se gjyqi ndaj tij është kthyer tashmë në një histori komike.

Ai shtoi se ka bërë detyrën gjatë kohës që ishte ministër, duke theksuar se puna e tij ka qenë më e mirë se ajo e pasardhësve.

“Tani do të flasë gjykata. Ajo që dini, i keni parë, kështu që nuk ia vlen të zgjatem. Gjyqi im është një histori komike. S’kam folur shumë gjatë, gjatë kohës që kam qenë në gjykatë, për të respektuar drejtësinë, jam i vetmi që kam lënë mandatin e deputetit për t’u përballur me drejtësinë si qytetar, se mund të vija edhe si deputet, siç kanë bërë të gjithë tjerët përpara meje, që bëjnë rrëmujë të enjten dhe pastaj vijnë këtu. Por s’ka shumë rëndësi për mua nëse drejtësia do të vijë nga gjykata, por rëndësi ka që përpara çdo qytetari jam super i bindur që kam bërë në çdo hap të punës time gjënë e duhur. Të jeni të bindur se kam bërë detyrën time shumë herë më mirë se ata që ishin dhe shumë herë më mirë se këta që janë”, u shpreh Tahiri.

Tahiri deklaroi se do e pranonte vendimin e gjykatës cilidoqoftë ai por kishte dhe një mesazh për prokurorët të cilët sot kërkuan dënimin me 12 vite burg.

“Ç

Për Saimir Tahirin dënimi u konvertua ne 3.5 vite në shërbim prove ndërsa Jaeld Çela u dënua me 5 vite burg.mimi i jetës time nuk kalon nga çmimi i karrierës së tyre”, tha Tahiri

Vendimi për Tahirin do të jepet në datën 24 qershor në orën 09:30.

Prokuroria kërkon 12 vite burg
Ndërkohë, prokurorët e çështjes Vladimir Mata dhe Dritan Prenci kërkuan dënimin e Tahirit me 12 vite burg. Të njëjtin dënim kanë kërkuar edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i cili u vetëdorëzua pas një periudhe të gjatë që ishte në kërkim, ndërsa akuzohet për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gati 6 muaj më parë Jaeld Cela dhe ish-ministri Sajmir Tahiri u shpallën fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shpërdorim detyre ndërkohë që prokuroria kërkoi dënimin për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.