QERIM ISMAILAJ Kryetar i Bashkise Ballsh

Prokuroria: Kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar me 3 vite burg në Greqi. Ja si i parashikon ligji shqiptar këto vepra penale

15 qershor 2021

Kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vite burg në Greqi, për dy vepra penale.

Pas hetimeve të kryera nga prokuroria, kryebashkiaku i denoncuar nga Partia Demokratike, rezulton me probleme me ligjin e Dekriminalizimit.

Sipas Prokurorisë shqiptare, ai është dënuar në vitin 2000 me vendim të formës së prerë nga një gjykatë greke, për dy vepra penale. Por ky dënim, në Shqipëri korespondon me një dënim vetëm me gjobë, për një vepër penale.

Në shkresën e Prokurorisë thuhet:

VENDOSA:

Miratimin e rezultateve të verifikimit në lidhje me subjektin deklarues Qerim Ismail Ismailaj, me funksion kryetar i Bashkisë Mallakastër si më poshtë:

  1. Nuk rezultoi të ketë kryer ndryshime në përbërësit e gjendjes civile të padeklaruara ose të ndryshme me ato të deklaruara;
  2. Rezultoi i dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale, nga autoritet gjyqësor i huaj;

b.1 Referuar vendimit 9-11-2000 të Gjykatës së Përbërë nën Betim të Chios, i formës së prerë, rezulton se i akuzuari Qerim Ismail Ismailaj, (në mungesë në gjykim) është deklaruar fajtor dhe është dënuar me 3 tre vite burgim për veprën penale të “Konflikti”, “Përleshjes”, parashikuar nga neni 313 i Kodit Penal të Republikës së Greqisë, që i korrespondon veprës penale të “dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, e cila si sanksion parashikon dënim vetëm me gjobë.

Gazeta Panorama