14 Dhjetor 2024

Gazetari dhe studiuesi, Roland Qafoku ka promovuar librin e tij të ri, “100 personalitetet më të spikatura të Skraparit”.

Roland Qafoku1
Gazetari dhe Studiuesi, Roland Qafoku

Në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit, gazetari Qafoku ka prezantuar disa nga personat e spikatura të Skraparit që kanë lënë gjurmë në historinë e vendit, po ashtu janë evidentuar në fusha të ndryshme, si në letërsi, media, biznes apo edhe në kulturë.

“Unë prej vitesh kisha menduar të jepja një kontribut sado modest për Skraparin. Ai vend që ne e quajmë si një xhep gjeografik, në fakt mua nuk më rezultonte të ishte kështu në histori. Më bënte përshtypje se në ato pak kilometra katrorë që ka ajo krahinë, në një terren tërësisht të pakëta jetese, në çdo periudhë, në çdo kohë në çdo regjim kishte prodhuar figura.

Roland Qafoku
LIbri i Roland Qafokut

 Nga kryengritës ndaj Osmanëve, tek arkitektë e perandorë, nga rilindas të mirëfilltë, te mësues që i mësonin fëmijëve gjuhën shqipe. Nga luftëtarë që nuk e hoqën armën nga dora, te mendjet e arsimuar në universitetet më të mira europiane. Nga Kryeministra e Ministra deri te President. Më të vërtetë nuk ka asnjë krahinë tjetër të Shqipërisë , këtë “fabrikë” që ka prodhuar kaq shumë figura kombëtare.  Kjo më ka bërë që të vendosja bashkë 100 skraparllinj në një libër”, u shpreh studiuesi Roland Qafoku.

PERSONALITET E SPIKATURA

Hamza Gremshi

Roland Qafoku gjatë prezantimit të tij ka paraqitur disa nga personalitetet e Skraparit, filluar nga figurat e para luftës, si Hamza Bej Hërmshi, Dervish Iljaz Qafoku, Xhelal Koprenca, Mane Nëshova dhe Riza Cerova.

Ndërkohë që nuk ka munguar dhe Ilir Meta që sipas Qafokut ka mbajtur postet më të larta të shtetit.  Në librin e tij me “100 personalitetet e spikatura të Skraparit”, Qafoku ka prezantuar dhe Dashnor Dervishin, diplomatin e shquar. Po ashtu dhe shkrimtarët e njohur, si Xhevahir Spahiu dhe Visar Zhiti.

visar zhiti

Në libër një vend i veçantë i është kushtuar sopranos me famë botërore, Ermonela Jaho, gazetares, Ilva Tares dhe analistit dhe tashme diplomatit, Mustafa Nano, personalitete të Skraparit.

Nga ana tjetër, ka veçuar dhe Presidentin e “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, pronarin e mediave më të rëndësishme në Shqipëri, News24 dhe Gazetës Panorama.

ermonela Jaho
Soprano, Ermonela Jaho

EMRAT  DHE HISTORIKU

Hamza Gremshi

Hamza Bej Grëmshi- Unë jam shumë krenar që këtë figurë e kam zbuluar dhe që është gjyshi i gjyshërve të vëllezërve Frashëri.

Dervish Iljazi

Dërvish Iljaz Qafoku – Kleriku Bektashi nga më të njohurit në Shqipëri, themeluesi i Teqesë së Kulmakut, ishte ai që ktheu ritin dhe pelegrinazhin në Malin e Tomorrit. E ktheu për të gjithë Shqiptarët pavarësisht se është i besimit bektashi, por edhe të besimeve të tjera. Është autori i atij pelegrinazhi.

Xhelal Koprenca

Xhelal Koprenca – Është një njeri që të gjithë duhet ta nderojmë, për atë që ai ka bërë, por edhe për atë që ne nuk kem bërë për të. Është një nga 40 firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë më 28 nëntor 1812. Ishte delegat në Kuvendin e Vlorës dhe një nga ata pak senator që u zgjodhën në Kuvendin e Vlorës. Një nga mendjet më të ndritura dhe më përfaqësuese të Skraparit.

Mane Nishova

Mane Nëshova – Përfaqësues i luftës së Spanjës në vitet ‘30  dhe pjesëtar i rezidencës edhe gjatë luftës së Dytë Botërore

Riza Cerova

Riza Cerova- Një simbol për Skraparin, por në libër vjen me histori të reja. Ne Riza Cerovën e imagjinonim vetëm më një armë në krahë, në fakt ai ishte një gazetar dhe më tepër një sponsorizues i artit dhe kulturës.

Kahreman Ylli

Kahreman Ylli– Një nga figurat dhe personalitetet me të larta që ka nxjerr Skrapari, ministër, ambasador. Rektor i Universitetit të Tiranës. Ai vjen në këtë libër me historinë e rrallë, në vitin ’43 ka rënë një avion në Belsh të Elbasanit. Shumë pak vetë e dinë që 13 vajza, infermiere amerikane u strehuan në 11 fshatra të Skraparit dhe Kahreman Ylli na ndërton sot dhe i themi faleminderit për atë që ka bërë populli i Skraparit që i strehoi ato vajza, i mbajtën në shtëpi dhe nuk e mori vesh njëri.

Dashnor Dervishi

Dashnor Dervishi- I pari ambasador i Shqipërisë, që mori dhe gradën ambasador. Një nga mendjet më të ndritura të diplomacisë shqiptare. Ambasador në dy sisteme, në atë komunist  dhe pas rrëzimit  të tij. Dashnor Dervishin është një produkt nga më të lartët që ka nxjerr Skrapari.

Demir Zyko

Demir Zyka – Simboli i folklorit të Skraparit në nivel kombëtar. Zëri i tij për tenori mbetet dhe sot i ka konkurrueshëm.

Ganimet Vendresha

Ganimet Vëndresha  – Ishte themeluesi e Teatrit Operës dhe Baletit. Prima Balerina, kjo është një krenari e Skraparit, por edhe të gjithë Shqipërisë.

visar zhiti

Visar Zhiti – Poeti dhe shkrimtari aq i  dashur për ne, por që diktatura e arrestoi dhe e dënoi me burg në Spaç. Pavarësisht shumë dhimbjeve që pati në jetë ai mbeti një skraparlli i paepur dhe një shkrimtar i nivelit të lartë.

Xhevahir Spahiu

Xhevahir Spahiu-  Ikona e poezisë shqiptare shqipe që kemi mes nesh dhe jemi me fat që e kemi. Produkti më sipëror që ka nxjerr Skrapari në fushën  e letërsisë. Poezie e tij ka patur një rregull; në pak vargje, baraz me 10 romane.

ermonela Jaho

Ermonela Jaho- Fenomeni më sipëror që ka nxjerr Skrapari, diva e muzikës klasike operistike që ka nxjerr Skrapari. Është krenaria e Skraparit me zërin e saj hyjnor.

Ilir MEta24

Ilir Meta – Sekretar Shtetit, Ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi, President i Republikës. Mbetet politikani që ka mbajtur detyrat më të larta dhe të rëndësishme të shtetin shqiptar.

Ilva Tare

Ilva Tare- Një nga  gazetarët me të suksesshme në Shqipëri, vajza me origjina nga fshati Valë, ruan një lidhje të ngushtë me Skraparin.

Irfan Hysenbelliu

Irfan Hysenbelliu – Një nga pronarët e mediave më të rëndësishme në Shqipëri. Si televizioni Neës24 dhe Gazetës më të madhe në vend “Panorama”.  Pa diskutim, quhet, jo se e quaj unë: “Berlusconi shqiptar”!

Mustafa Nano

Mustafa Nano – Një nga penat më të mira të gazetarisë në Shqipëri, autori i disa librave dhe tani më diplomat.