Promovohet libri mbi Kishën e Shën e Premtes në Prizren, trashëgimi e UNESCO-s
22 Dhjetor 2023
Në Kino Lumbardhi, në Prizren, është promovuar mbrëmjen e djeshme, libri “Sjellë më pranë njerëzve: Arti i Afreskeve të Kishës së Shën Premtes” i botuar nga Fondacioni Lumbardhi dhe redaktuar nga Sezgin Boynik, që rrjedh nga një tekst origjinal i Otto Bihajli-Merin nga viti 1953.
Libri dëshmon mbi restaurimin e kopjet e afreskeve të bëra nga Zdenka dhe Branislav Živković rreth të njëjtës periudhë. Kryefjala siç duket nga titullii mbeten afresket e Shën Premtes, një kishë ortodokse e shekullit të XIII-të në Prizren, pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Nga arti bizantin te trashëgimia fetare në politikat kulturore komuniste jugosllave, libri mbulon një sërë temash dhe momente të veçanta në historinë e kishës, duke sjellë një perspektivë të re.
Libri u prezantua nga redaktori Boynik, autorët kontribuues Jelena Vesiq dhe Shkëlzen Maliqi, po ashtu drejtori i Fondacionit Lumbardhi, Ares Shporta të cilët bashkëbiseduan me pjesëmarrësit.
Botimi i librit dhe ngjarja u realizuan me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës./ATA
Nga OraNews