21 Janar 2025

Eksperti i sigurisë Faik Basha, deklaron se 21 Janari duhet të hetohet dhe të zbardhet dhe si organizator të gjithçkaje bën kreun e opozitës së asokohe dhe Kryeministrin aktual, Edi Rama.

Ndërsa kanë kaluar 14 vite nga ekzekutimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, i ftuar në një studio televizive, Basha tha se në asnjë moment nuk është vërtetuar që punonjësit e Gardës kanë qëlluar drejtpërdrejtë mbi trupa, por se kanë qëlluar në ajër dhe plumbat janë kthyer rikoshet dhe kanë rënë mbi qytetarët.

“Në Shqipëri kemi Kryeministrin aktual i cili atë kohë ka qenë lideri i opozitës, po të shikoni atë dhunë që është përdorur në atë protestë, kalon çdo imagjinatë.

Vetëm në vitin 1997 ka pasur ngjarje të asaj natyre, kush i organizoi dhe çoi këta njerëz në thyerje të ligjit.

Të gjithë duhet të hetohen, edhe pse një pjesë e atyre që kanë shkrepur amën janë dënuar, një pjesë janë hetuar, një pjesë që kanë qenë përgjegjës për strukturat e sigurisë janë në strukturat e Partisë Socialiste.

Besoj se Rama informatorët kryesorë i ka në strukturat e tij. Vetë ka qenë urdhëruesi kryesor i kësaj masakre.

Kur ka ndodhur që protestuesit të thirren në protestë dhe të lihen vetëm, ndërsa vetë ndiqte nga kulla.

Drejtuesi i Gardës që ka përgjegjësinë për të menaxhuar dhe kontrolluar situatën.

Ndërsa Rama është ai që menaxhon dhe ka drejtuar gjithë situatën.

Nëse SPAK nuk heton se kush e organizoi, kush e nxiti, kush urdhëroi të goditen dhunshëm forcat e policisë dhe kurrsesi nuk ishte imagjinuar se do kishte këto lloj skenash.

A është hetuar Kryeministri i sotëm dhe lideri i opozitës i kësaj kohe, a është hetuar Erion Veliaj i cili ka qenë nxitës i qytetarëve për të kryer akte dhune.

Janë disa pika që meritojnë përgjigje qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe ata që kanë humbur familjet e tyre.

Duhej ndarë nëse duhej qëlluar me armë ndaj protestuesve. Por ata janë munduar të ndjekin rrjedhën ligjore për mbrojtjen e institucioneve.”

Nga Gazeta Sot