![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/08/FatosLubonja.jpeg?fit=727%2C341&ssl=1)
“Protesta dhe kundërveprime”- Lubonja tregon skenarët: – Klima në shtator pritet të jetë e ashpër! – Me Metën po veprohet njësoj siç u bë me Nanon
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/08/FatosLubonja.jpeg?resize=536%2C252&ssl=1)
Fatos Lubonja
Analisti Fatos Lubonja folu për zgjedhjet duke zbuluar edhe skenarët që pritet të shohim në shtator. Sipas tij me nisjen e vjeshtës pritet të ketë zhvillime dhe një klimë të ashpër politike, duke shtuar se do të ketë protesta dhe kundërveprime.
I ndalur tek reforma në drejtësi ai u shpreh se ishte një projekt me qëllim që të përdorej kundër kundërshtarëve.
“Klima do të jetë e ashpër, sepse fillon lufta me fjalë dhe ndonjëherë nuk mbaron me fjalë. Besoj do të ketë protesta, kundërveprime. E sigurt është që për Shqipërinë është keq e më keq. Në vend që të merremi me krizën dhe rritjen e çmimeve. Ka dy reagime ndaj kësaj, në Gjermani priten protesta , por në vende që janë si vendi ynë që shkojnë drejt regjimit për të evituar protestat mund të bëjnë këto veprime, siç bënë në rastin e Nanon përse u burgos atëherë se filloi protestat, kështu po bën dhe me Ilir Metën. Shqipëria e ka të vështirë e ka të nxjerrë parti të tjera.”, tha ndër të tjera analisti Fatos Lubonja për News24.