Protesta e 1915-s në Shqipëri për Kosovën dhe Çamërinë
Çamëria, Kosova, janë dy parulla që protestuesit shqiptarë mbanin në duar, në protestën antiserbe në vitin 1915. Kjo fotografi domethënëse, na dëshmon se shqiptarët nuk i kanë harruar asnjëherë trojet e tyre të aneksuara, Kosovën e Çamërinë.
Ndonëse Shqipëria në periudhën 7 mars 1914 – 3 shtator 1914 administrohej nga Princi gjerman, Vilhelm Vid, gjatë kësaj kohe Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare, të cilat me vendim të Konferencës së Londrës u lanë nën pushtimin serb, përjetonin çastet më të vështira në historinë e vet, transmeton zgjohushqiptar.info.
Në Shqipëri, organizoheshin shpesh protesta antiserbe për të kulmuar më pas me kryengritjen kundër serbëve, në krye të së cilës ishte Hasan Prishtina dhe krerët tjerë: Hasan beg Gizolli, Ajet e Selim Dervina, Mehmet Konjuhi, Keri i Sadik Bardhit, Mehmet Delia, Isuf Mehaniqi, Sulë Elezi, Xhafer Bislim Elezi, Mustafë Zyberi, Isuf Dina, Cen Seda, Januz Kurti, Xhafer Shema e të tjerë.