Protesta e 7 korrikut bashkon demokratët, deputetët ‘kritikë’ që i bashkohen thirrjes së Berishës
Kreu i PD, Sali Berisha njoftoi pak ditë më parë se më 7 korrik organizohet protesta e madhe kombëtarë kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Berisha ka thënë se data 7 korrik do të jetë fronti për shpëtimin e Shqipërisë dhe se do të nisë një betejë e rëndësishme që duhet të shtrihet në mbarë vendin.
Duket se me këtë thirrje, Berisha po bashkon edhe demokratët e grupit parlamentar.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku konfirmoi se do të jetë në shesh në 7 korrik. Në një konferencë për shtyp, Tabaku tha se ka qenë gjithë kohën në krye të protestave, duke konfirmuar kështu edhe prezencën e saj në tubimin e organizuar nga kryedemokrati.
Pjesë e protestës pritet të jetë edhe deputeti i Lushnjes Saimir Korreshi, i cili nuk është pjesë e grupit të Sali Berishës.
“Po do marr patjetër, në cdo proteste kundër kësaj qeverie unë do te marr pjesë”, tha ai.
Sipas Vizion Plus edhe deputetja Grida Duma ka deklaruar se do të jetë në protestën e Sali Berishes pasi thotë se është pro cdo tubimi kundër qeverise.
Ish -drejtuesi politik I qarkut te Shkodres Helidon Bushati gjithashtu ka konfirmuar se do te jete ne proteste. Të njëjtin qëndrim pro protestës ka mbajtur edhe Tomorr Alizoti.
Nënkryetarja e komisionit te ligjeve Dhurata Çupi konfirmoi gjithashtu se do te jetë në tubim proteste duke theksuar se do te mbështesë cdo reagim qytetar kunder qeverise.
Gazeta Sot