Protesta e opozitës, Rama thërret në zyrë Arta Markun, shefin e SHISH dhe…
Protesta e opozitës, Rama thërret në zyrë Arta Markun, shefin e SHISH dhe…
12 maji 2019
Update-Një ditë pas protestës së dhunshme të opozitës, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në godinën e Qeverisë, titullarët e rëndësishëm të institucioneve ligjzbatuese.
Në takimin e thërritur nga Kryeministri Edi Rama mësohet se veç kryeprokurores, Arta Marku, ka qenë i pranishëm edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Po ashtu burime të “Panorama” bëjnë të ditur se në takim ishte i pranishëm dhe shefi i SHISH, Helidon Bendo.
Gjatë protestës së djeshme janë lënduar edhe protestues, por edhe rreth 15 efektiv të policisë.
Ndryshe nga protestat e kaluara, protesta e djeshme u shoqërua me akte dhunë dhe me tensione, ku për herë të parë janë përdorur bombat molotov, ndërsa policia për herë të parë ka përdorur dhunën për të shpërndarë turmat.
Ndërkohë që sot në mëngjes, makina e Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku është parë të hyjë mëngjesin e sotëm në godinën e Kryeministrisë.
Gazeta Panorama