Protesta e opozitës, reagon Rama: Qeverisë s’ka ç’i bën. I thotë ‘Aman ik’. –

11 maji 2019.

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter për protestën e sotme të opozitës, duke theksuar se zjarri i hedhur mbi ndërtesën e Kryeministrisë nuk i bën dot asgjë, por vetëm dëm Shqipërisë, ndërsa publikon një video nga zjarri tek dera e qeverisë.

 “Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”, ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vetë ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën, po Shqipërisë i bën veç dëm👎”, shkruan Rama.