Protesta e studentëve, habit ambasadori: – Jam optimist për situatën.-
20/12/2018.
Ambasadori bullgar Momtchil Stoyanov Raytchevski gjatë një vizite në Korçë ka apeluar per dialog mes studentëve dhe qeverisë ndërsa është shprehur optimist për gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe zgjidhjen e kësaj situate.
“Unë si ambasador dhe përfaqësues i Bullgarisë në shtetet europiane, propozoj një dialog të zgjuar midis njerëzve të urtë dhe jam i bindur që kjo do të ndodhë. Do gjejnë një gjuhë të përbashkët, të ulen të diskutojnë, mbi problemet që kanë dalë, të gjejnë mundësitë për t’i zgjidhur ato, të gjejnë një mënyre për ta realizuar në afate sa më të shkurtra, karakteristikë për vendet e zhvilluara është dialogu”, u shpreh ai.
I pyetur për dëbimin e ambasadorit iranian Raytchevski nuk ka dhënë asnjë koment pasi këto i përkasin qeverisë Shqiptare.
Reforma zgjedhore në Shqipëri sipas gjykimit të ambasadorit bullgar është një transparencë dhe t’u kthehet besimi njerëzve që me pjesëmarrjen në zgjedhje ata mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre reale që mbrojnë interesat e tyre.
Përsëri theksoi ai kjo mund të ndodhe vetëm përmes dialogut dhe përmes transparencës.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/