Protesta e studentëve para kryeministrisë në ditën e 12-të, bashkohen edhe qytetarë. –

16/12/2018.

Protesta e studentëve vijon dhe është futur sot në ditën e 12 të saj, por sot para kryeministrisë numri i pjesëmarrësve ishte më i ulët se zakonisht.

Një pjesë e mirë janë larguar në vendlindjet e tyre në rrethe, ndërkohë që të hënën, thonë ata, do të ketë një tjetër protestë masive për të kërkuar me çdo kusht realizmin e 9 kërkesave të tyre.

Protestës së të dielës i janë bashkuar edhe qytetarë të thjeshtë dhe banorë të zonës së Astirit. Të hënën edhe dy partitë politike, PD dhe LSI u kanë bërë ftesë simpatizantëve të tyre, për t’iu bashkuar protestës së studentëve.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, në Instagram ka postuar një citim të Eleanor Roosvelt, duke përsëritur thirrjen për dialog.

Gazeta MAPO.