Protesta e studentëve, reagon ambasadori i OSBE-së, Borchardt. –

18 dhjetor 2018

Nga: SENAD NIKSHIQI/

Kreu i prezences se OSBE-së ne vendin tone, ambasadori Borchardt ka theksuar sot se eshte ne mbeshtetje te protestes se studenteve, per sa kohe qe ajo eshte paqesore.

Deklaraten Ambasadori Borchardt e ka bere sot nga Shkodra, ku OSBE dhe Universiteti i Arteve hapen në hollin e bashkisë së Shkodrës, ekspozitën “Krimi mjedisor”.

“Une e mbeshtes protesten per sa kohe eshte paqesore”- tha ambasadori, ndersa u shpreh se eshte ne mbeshtetje edhe te dialogut.

Ekspozita-konkurs me punime të studentëve të Universitetit të Arteve u hap fillimisht në Tiranë, në qershor të këtij viti, ndërsa në tetor-nëntor udhëtoi në Korcë.

Të pranishëm në çeljen e ekspozitës, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 31 dhjetor, ishte edhe Kryetari i Prezencës, ambasadori Bernd Borchardt dhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Ambasadori Borchardt u shpreh se krimi mjedisor eshte nje shqetesim per Shqiperine pavaresisht reformave qe jane bere. Jane vetem 32 raste qe kane shkuar ne gjykate..

Gaz. Panorama.