Protsta Kombetare

Protesta Kombetare/ – Godina e Qeverisë goditet me bojë dhe domate. Basha i bashkohet protestës. –

13 prill 2019

Protesta e opozitës ka nisur ashtu sikurse ishte paralajmëruar në orën 18:00 të kësaj të shtune (13 prill).

Pas rreth 30 minutash nga nisja e protestës, fermerë të shumtë kanë derdhur bidona me qumësht, domate dhe lakra përpara ndërtesë së Kryeministrisë.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dalë nga ndërtesa e partisë për t’u bashkuar me protestuesit para Kryeministrisë.

Protsta Kombetare

Ndërkohë, në muret e ndërtesës së qeverisë është hedhur bojë.

Një protestues siç lajmëron News 24, ndihet keq ndoshta për shkak të tymit.

Teksa kanë kaluar 30 minuta nga protesta, protestuesit e PD kanë hequr flamujt që mbanin.

Ora 18:00

Protesta e opozitës ka nisur ashtu sikurse ishte paralajmëruar në orën 18:00 të kësaj të shtune (13 prill).

Qindra mijëra mbështetës të opozitës po mblidhen përpara ndërtesës së qeverisë, me parulla “Rama ik”, “Parlament i krimit”, “Qeveri e korruptuar”.

 Ora 18:20 / Protestuesit e opozitës janë grumbulluar sot para Kryeministrisë, ku nuk kanë ngruruar të hedhin flakadanë, tymuese, domate dhe bojë në drejtim të godinës së Qeverisë.

Ashtu siç bënë një javë më parë me ngjyrosjen e godinës së Ministrisë së Brendshme, edhe sot protestuesit kanë hedhur bojë në drejtim të Kryeministrisë.

***Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet ende në selinë e partisë dhe pritet t’i bashkohet për pak minuta protestuesve.

Ndryshe nga protestat e tjera, në protestën e sotme vihen re simbolet e Partisë Demokratike, si flamuri i saj.

Protestuesit kanë hedhur tymuese me ngjyrë të zezë përpara ndërtesës së Kryeministrisë.

Të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim, “Rama ik” mbi shpinat e tyre.

Protsta Kombetare

17:39

Protestuesit e opozitës kanë çadra thuajse të gjitha të njëjta, ku shkruhet fjala “Ik”.

PD sqaron se janë mbi 1 mijë çadra të printuara me thirrjen “IK”.

Deri tani çadrat Rama Ik dhe maskat me Ramën janë simbolet më të dukshme të protestës.

0Ndërkohë, Kryeministria është rrethuar nga forca të shumta policie. Mbi 1500 efektivë ndodhet pranë ndërtesës së qeverisë, të pajisur edhe me maska antigaz.

Po ashtu në pjesën e pasme të kryeministrisë qëndrojnë 4 autobote me ujë, të cilat mund të përdoren në rast se protestuesit do të tentojnë të sulmojnë institucionet

Kjo është protesta e 3 –të kombëtare ne 2 muaj dhe e 8-ta, bashkë me protestat tek Parlamenti.

Duket se në protestë marrin pjesë fermerë që protestojnë për vendimin e uljes rimbursimit të TVSH-së.