Protestuesit që marrin në pjesë në tubimin për tragjedinë e ndodhur në Potam , ku Jonada 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase, janë zhvendosur nga ministria e Brendshme, para godinës së Kryeministrisë.
Sipas raportimit nga “News24″, policia është kapur e papërgatitur nga kjo lëvizje e turmës, pasi ishte parashikuar që protesta do të mbyllej në pedonalen “Murat Toptani”.
Përreth godinës së kryeministrisë ndodhen aktualisht vetëm 20-30 efektivë policie, por nga ana e protestuesve nuk ka pasur sulme ndaj godinës, por janë ndezur qirinj në shkallët e saj.