Protesta, rreth 20 të shoqëruar, urdhër-arreste për 7 prej tyre. –
Protesta, rreth 20 të shoqëruar, urdhër-arreste për 7 prej tyre. –
16shkurt 2019
Numri i të shoqëruarve në Policinë e Tiranë ka vijuar të rritet.
Bëhet fjalë për rreth 20 të shoqëruar dhe disa prej tyre kanë marrë njoftimin e arrestimit. Deri tani janë komunikuar 7 urdhër-arreste për aktet e dhunës dhe ata tashmë do përballen me akuzat.
Të pranishëm në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë edhe disa deputetë të opozitës.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Alibeaj ka thënë se do të kërkojnë takim me drejtorin e Policisë së Tiranës, pasi sipas tyre shoqërimet e protestuesve në polici janë bërë në mënyrë abuzive.
Menjëherë pas përfundimit të protestës në orën 16:00, nisën hetimet për protestuesit që sot shkaktuan dhunë.
Hetimet drejtohen nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, ndërsa në grupin e pesë prokurorëve janë edhe Enkild Gjini dhe Kreshnik Ajazi.
Veprat për të cilat është regjistruar hetimi janë shkatërrim prone, dëmtime me dashje, organizim të tubimeve të paligjshme dhe prishje e qetësisë publike.
v.l. Dita