Protesta tek Universiteti Bujqesor, dekani zbulon prapaskenat e rënda: – Ja çfarë po bën Erion Veliaj!

05/04/2019

Studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës kanë dalë sot në protestë për të mos lejuar kthimin e fidanishtes ku ata bëjnë praktikën, në ndërtim.

Mësohet se në tokën ku është ngritur fidanishtja e UBT-së ka dalë pronari. Ky i fundit ka një vendim gjykate me të cilin ka rimarrë pronën dhe e ka dhënë për ndërtim.

Dekani i UBT-së, sqaroi për “News 24” se kjo tokë i ka kaluar tashmë Bashkisë së Tiranës, e cila pritet të ndërtojë një shkollë të re private.

“Kryeministri na pati premtuar neve se do t’i blejë këto prona që iu kishte dalë pronari dhe do na i kalonte neve që ta modernizonim fidanishten, por tani mësojmë që ia ka kaluar Bashkisë së Tiranës. Bashkia e Tiranës e ka marrë pronën më 1 Prill”,- sqaroi dekani.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/