Protesta – Vishet me “kafaz hekuri” hyrja kryesore e Kryeministrisë. –

14 shkurt 2019

Një skelë e lartë hekuri është ngritur mbrëmjen e së enjtes përpara Kryeministrisë, duke veshur krejtësisht hyrjen e saj.

Sikurse vërehet edhe në foton e publikuar, skela është ende në proces montimi, çka do të thotë se vendosja e saj ka nisur sot.

Sidoqoftë, sikurse tashmë është mësuar, vetë Rama nuk do të jetë në Kryemninistri dhe as në Tiranë të shtunën e 16 Shkurtit.

Ai do të udhëtojë drejt Vlorës.

v.l/Dita