Protestat e dhunshme në Iran. – Mbi 200 viktima, mes tyre 23 fëmijë.
14 Tetor 2022
Mbi 23 fëmijë raportohen se janë vrarë gjatë protestave të dhunshme në Iran, të nisura që prej 16 shtatorit. Sipas Amnesty International, viktimat përfshijnë 20 vjeç të moshave nga 11-17 vjeç, shumë prej të cilëve janë qëlluar me armë por të tjerë kanë vdekur nga dhuna policore.
Numri i fëmijëve që humbën jetën mendohet të jetë më i lartë, ndërsa në total janë shënuar mbi 200 viktima.
Gjithçka nisi pas vrasjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u dhunua deri në vdekje nga Policia e Moralit, se nuk e kishte vendosur hixhabin si duhet. Kjo shkaktoi protesta mbarëkombëtare kundër regjimit islamik që ka sunduar Iranin për dekada.
Vajzat i nisën protestat duke hequr shamitë e duke prerë flokët publikisht, çka bëri që situata të dalë jashtë kontrollit.
Në një deklaratë, Amnesty tha se “shtypja brutale” nga autoritetet iraniane ka përfshirë një sulm të gjithanshëm ndaj protestuesve fëmijë që kanë dalë me guxim në rrugë në kërkim të një e ardhme pa shtypje politike dhe pabarazi.”
Amnesty tha se “gati gjysma e viktimave i përkisnin një grupi pakicë dhe u vranë nga forcat iraniane të sigurisë gjatë “Premtes së Përgjakshme” më 30 shtator.
“Shtetet anëtare në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara duhet që urgjentisht të mbajnë një takim të posaçëm për miratimin e një rezolute për hetim të pavarur ndërkombëtar dhe për të ngritur mekanizma për llogaridhënie në Iran”, Amnesty International./Xh.Xh/dritare.net