Protestat në rrethe/ Banorët bllokojnë autostradën Durrës-Rrogozhinë dhe hyrjen në Shkodër

Banorët e Shkodrës dhe Kavajës janë ngritur këtë pasdite në protestë, ndërsa deri më tani raportohet se janë duke protestuar për çmimin e lartë të naftës, çmimet e ushqimeve, etj, siç shprehen banorët.

Sakaq banorët e Shkodrës kanë bllokuar rrugën hyrëse për në qytet, ndërsa dëgjohen thirrje si “Poshtë Edi Rama”, “Poshtë komunistat”, “Qeveri e hajnave”.

 

Nga ana tjetër edhe Banorët e Lezhës janë ngritur në protestë.

Ndërkohë edhe në Kavajë protetuesit kane bllokuar autostraden Durres-Rrogozhine. Protestuesit me automjete ne autostrade jane ndalur, ndersa shprehen se jane ne mbeshtetje te studenteve dhe po ashtu protestojne per cmimin e naftës.

Nga: Gazeta Panorama