Protestë armatosur në Michigan: – Amerikanët të lodhur nga izolimi në banesë.
Protestë armatosur në Michigan: – Amerikanët të lodhur nga izolimi në banesë.
17.04.20
Mijëra persona, pjesa më e madhe e të cilëve të armatosur, morën pjesë në një proteste në Lansing në kryeqytetin e Michigan-it për të kundërshtuar masat shtrënguese kundër koronavirusit të vendosur nga guvernatori, Gretchen Whitmer.
Protestuesit bllokuan rrugët me makina dhe shumë prej tyre injoruan kërkesat e organizatorëve për të qëndruar brenda tyre. Me parrulla pro presidentit Trump, disa prej tyre kishin marrë me vete armët, dhe thonin se masat shkelin të drejtat e tyre për të cilat duhet të vendosin vetë.
Disa prej tyre thonin se më mirë vdisnin nga koronavirusi sesa të shihnin bizneset e tyre të vogla të gjymtoheshn e të mbylleshin nga pandemia, e cila ka shkaktuar 28,000 të infektuar dhe 5,000 të vdekur në Michigan.
Protesta e thirrur në moton “Operation Gridlock” u organizua nga Koalicioni Konservator i Michigan dhe Fondi i Lirisë së Michigan, një grup konservator pro presidentit Donald Trump.
Gazeta Shqiptare