Protestë edhe tek Politekniku. – Studentët përplasen me Manastirliun: Biseda me ju është e kot
7 Tetor 2024
Ndërkohë që ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte duke folur për mediat lidhur me programet e reja të studimit të hapura dhe binjakëzimit të universiteteve, ajo është përballur me protestën e studentëve të “Lëvizjes për Universitetin”.
Ajo tha se nuk ka degë në rrezik mbylljeje.
“Këtë vit ne kemi rreth 20 mijë studentë të regjistrua, regjistrimit vijon edhe në dy javët e para.
E rëndësishme është që edhe për degët e shkencave të natyrës dhe programet e hapura si kimia farmaceutike apo fizika kompjuterike kanë patur interes nga studentët dhe këto degë do rijetësohen”, tha Manastirliu.
“Që nga momenti që e keni trajtuar studentin si klient në fakultet bisedat me ju kanë mbaruar. Bisedat me ju janë të kota. ”, thotë një protestues.
“Më universitetin e Tiranës që e keni bërë lëmsh e li bashkë me diplomat që na jepni që janë false”, thotë një tjetër.