Proteste- Këmbana zemërimi nga 180 fëmijë të Peqinit

19/09/2019

“Duam shkollën tonë!” Me protestë në vend të gëzimit, e kanë nisur ditën e parë të shkollës, 180 nxënës peqinas, të shoqëruar nga prindërit e tyre, që kanë mësuar në shkollën 9-vjeçare të fshatit Shezë. Ata kanë zhvilluar sërish protestë në qëndër të fshatit Shezë, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve në rrugën Shezë – Belesh.

Me pankarta në duar, për gati dy orë, nxënësit e kësaj shkolle nuk kanë pranuar të shkojnë në shkollën e Pekishtit dhe të zhvillojnë mësimin në turnin e dytë pasi nuk i kanë kushtet. Sipas nxënësve, autobusi që dërgon nxënësit në shkollë vjen çdo ditë në orën 13:00 dhe kthehet nga shkolla në orën 15:30!!!  Ata pretendojnë se nuk e përvetësojnë siç duhet mësimin dhe nuk i kanë kushtet ekonomike që të paguajnë çdo ditë udhëtimin me autobus.

Proteste- Këmbana zemërimi nga 180 fëmijë të Peqinit

Shkolla 9-vjeçare në Shezë pësoi dëmtime pas tërmetit që ra në qershor të vitit 2014. Gjatë këtyre 5 viteve shkolla u mbyll. Zyra vendore e Arsimit në Peqin, disa herë i dërgoi informacion bashkisë së qytetit por asnjëherë nuk mori përgjigje të saktë.

Nga ana e Ministrisë së Arsimit nuk u lëvrua fondi për rikonstruksionin e shkollës. Edhe sot e kësaj dite shkolla është e amortizuar dhe e mbyllur.

Edhe prindërit që kanë marrë pjesë në protestë sëbashku me fëmijet e tyre, shprehen kundër dërgimit të fëmijëve në shkollën e Pekishtit. Sipas tyre edhe kjo shkollë është e amortizuar. Ata i kërkojnë bashkisë së Peqinit të nisë menjëherë rikonstruksionin e shkollës dhe se do të bojkotojnë mësimin.

Proteste- Këmbana zemërimi nga 180 fëmijë të Peqinit

Edhe administratori i njësisë administrative Shezë, Alban Çullhai, është solizariduar me protestën e nxënësve e prindërve te tyre. Ai shprehet se protesta është e drejtë dhe se shkolla ka 5 vjetë në këtë gjendje, kërkohet ndërhyrje urgjente pasi fëmijët do të mbeten pa shkollë.

Teksa ka ardhur autobuzi me nxënës nga fshatrat Karthnek, Trash, Grykësh, policia bashkiake është konfliktuar me prindërit e nxenësve, pasi nuk lejonte nxënësit të zbriste nga autobuzi.

Proteste- Këmbana zemërimi nga 180 fëmijë të Peqinit

/SYRI.NET