Protestojnë edhe shqiptarët në Londër per vrasjen e 25-vjeçarit: – “Sot ti, nesër ne’’.
Protestojnë edhe shqiptarët në Londër per vrasjen e 25-vjeçarit: – “Sot ti, nesër ne’’.
10.12.20
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë dy ditë më parë në zonën e Laprakës, ka nxitur reagimin e qytetarëve të cilët po protestojnë në disa qytete në vendin tonë.
Mirëpo, duket se kjo revoltë e irritim tejkaklon edhe kufijtë kombëtarë shqiptarë. Shqiptarët e Londrës janë ngritur në këmbë për Klodianin, duke protestuar përpara Ambasadës Shqiptare në Londër.
Ata janë mbledhur që prej orës 16:00 para Ambasadës Shqiptare në Londër, ndërsa mbajnë pankarta në duar dhe telefona me dritë ndezur. Protestuesit brohorasin në korr “Drejtësi për Klodianin”, “Unë jam Klodiani”, ndërsa protesta në përgjithësi ka qenë paqësore.
Gazeta Shqiptare