Protestuesit ngjiten te shkallët e Kryeministrisë, tre furgona të FNSH-së nisen me urgjencë drejt tyre

9 DHJETOR 2020

Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të forumeve të partive politike kanë nisur sot një protestë simbolike para Ministrisë së Brendshme, pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Aktivistët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të të martës. Protestuesit kanë bërë thirrje për “drejtësi për Klodianin”, si dhe thirrje ndaj policëve që të “hiqnin kapelet”!

Me thirrjet “Duam drejtësi”, protestuesit janë zhvendosur përpara ndërtesës së Kryeministrisë. Policia ka lejuar që qytetarët të protestojnë deri tek dera kryesore.

Teksa një pjesë e madhe e protestuesve kanë marshuar drejt Kryeministrisë, godina është rrethuar nga forca të shumta policie. Tre furgona shtesë me efektivë të FNSH-së, janë nisur drejt godinës së Kryeministrisë.

Gazeta Sot