![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/03/800-0-a902a8d45c59c5b5fb10253a91d5bc4e.jpg?fit=800%2C420&ssl=1)
Protestuesja sfidon Putinin, hyn në televizionin shtetëror në Moskë dhe…
Protestuesja sfidon Putinin, hyn në televizionin shtetëror në Moskë dhe…
14 MARS 2022
Teksa Vladimir Putin qëndron i vendosur për të vazhduar luftimet me Ukrainën, të shumtë janë qytetarët rus që kanë dalë në protesta duke e kundërshtuar këtë vendim.
Një protestuese ka ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror rus duke tundur një pankartë ku shkruhej: “Jo luftë, ndaloni luftën”.
Në pamjet e shpërndara gjerësisht në Rusi, gruaja ka hyrë në studion e transmetimit dhe të spikeres në programin e lajmeve të “Channel One Vremya”.
“Mos i besoni propagandës, këtu po ju gënjejnë, rusët janë kundër luftës”, shkruhet në pankartën e saj. Protestuesja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur por thuhet se ajo është punonjëse në këtë televizion.
Gazeta Sot